MENU
klinika

Analiza

Pse fjalimi i Putinit është një ‘alarm’ për Perëndimin?

21.02.2023 - 17:02

Rusia është tërhequr pjesërisht nga një traktat i nënshkruar me SHBA-në,  që kufizon arsenalin e tyre bërthamor, tha Vladimir Putin.

“Jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e armëve strategjike”, u tha Putin ligjvënësve.

Traktati për Reduktimin e Armëve Strategjike, i cili u nënshkrua për herë të parë në 1991, kufizoi numrin e raketave balistike ndërkontinentale në SHBA dhe Rusi.

Putin thotë se Rusia ende nuk po tërhiqet plotësisht nga traktati. Ai shton se vendi duhet të jetë gati për të rifilluar testet e armëve bërthamore nëse SHBA-ja e bën këtë.

Kërkesat perëndimore për të inspektuar objektet bërthamore të kontrolluara nga Rusia janë “krejtësisht absurde”, thotë ai, duke shtuar se SHBA dhe NATO kanë deklaruar se objektivi i tyre është të mposhtin strategjikisht Rusinë.

Putin i quajti kërkesat perëndimore për të inspektuar objektet bërthamore të kontrolluara nga Rusia “krejtësisht absurde”.

'Jemi të sigurt në fuqinë tonë'/ Putin

New Start është marrëveshja e fundit e mbetur e armëve bërthamore midis Rusisë dhe SHBA-së dhe u zgjat për pesë vjet në vitin 2021. Fillimisht e nënshkruar në 2010, traktati kufizon secilën palë në 1550 koka bërthamore me rreze të gjatë, një numër më i ulët se në marrëveshjen e mëparshme Start.

Ai tha se SHBA-ja dhe NATO-ja po deklarojnë se objektivi i tyre është të mposhtin strategjikisht Rusinë.

Në përfundim të fjalës, lideri rus lavdëroi njerëzit që kishin dhuruar për të mbështetur luftëtarët në vijën e frontit në Ukrainë dhe refugjatët, ndërsa dha edhe një mesazh duke thënë se rusët e bashkuar janë më të sigurt në fuqinë e tyre.

Rusia do t’i përgjigjet çdo sfide. Sepse të gjithë jemi një vend i vetëm. Ne jemi një popull i madh i bashkuar. Ne jemi të sigurt në fuqinë tonë. E vërteta është me ne. Faleminderit”,tha Putin. 

Fjalimi vjen në një moment shumë simbolik, pothuajse një vit pasi Putin njoftoi fillimin e pushtimit të Ukrainës dhe një ditë pas vizitës së papritur të presidentit amerikan, Joe Biden në Kiev. Putin do të informojë elitën politike dhe ushtarake ruse për gjendjen e operacionit special ushtarak në Ukrainë dhe shumë presin të dëgjojnë planet e tij në vitin e ardhshëm.

Sipas analistit Michael Clarke deklaratat plot revoltë e kërcënime nga ana e liderit rus shtojnë frikën për filimin e një lufte të tretë botërore.

Putin: Rusia do të pezullojë pjesëmarrjen në traktatin e

Putin tha se Rusia është përpjekur të negociojë, por Perëndimi ka gjithmonë një axhendë sekrete. Për të, ky është fillimi i një lufte të tretë botërore”, tha profesor Clarke.

Ai gjithashtu shpjegoi se pushtimi i Moskës nuk ka shkuar siç ishte planifikuar për Putin dhe tani popullit rus duhet të bëjë disa sakrifica më të mëdha.

Ato sakrifica mund të justifikohen vetëm nëse lufta ka të bëjë me diçka më të madhe se Ukraina, dhe kështu është një luftë për mbijetesë. Ne i kemi dëgjuar të gjitha këto më parë, por ju i keni bashkuar të gjitha në një rrëfim mjaft koherent dhe nuk lë asnjë vend për diskutim”, tha ai. 

Po ashti Keir Giles, një ekspert për çështjet e sigurisë që prekin Rusinë tha se kërcënimet e Putinit për të përdorur armë bërthamore ishin më delikate dhe më të zbehta nga sa janë dëgjuar më parë, ndonëse nuk i anashkaloi.

Burimi: CNN/ The Guardian