Presidenti rus Vladimir Putin u vu re teksa u nervozua me një zyrtar të tijin, pasi ky i fundit në fjalën e tij lavdëroi vendet e tjera duke i cilësuar si “më të mirat në botë”.
Robert Urazov, kreu i Agjencisë për Iniciativa Strategjike, u përball me zemërimin e menjëhershëm të Putinit në një mbledhje të qeverisë e cila po zhvillohej online.
“Të kushtova vëmendje kur the “në vendet e tjera, më të mirat në botë…”, tha një Putin me një shprehi të zymtë, teksa vijoi: Shteti më i mirë në botë është Rusia. Shpresoj se thjesht ke bërë një gabim…?
46-vjeçari buzëqeshi me vështirësi pas tërheqjes së vëmendjes nga Putin, me këtë të fundit që ua përmend në çdo rast gabimet e ngjashme zyrtarëve të tij të cilët shpesh herë mund të përfundojnë të shkarkuar nga postet ose të zbresin në detyrë.