MENU
klinika

“El Clasico” në merkato

Reali dhe Barcelona në garë për yllin e Mançester Sitit

03.02.2023 - 15:39

Mesfushori i Mançester Sitit, Bernardo Silva, mund të largohet nga “Qytetarët” verën e ardhshme dhe dëshira e tij është të luajë në La Liga në Spanjë. Lajmin e ka bërë me dije portali “The Athletic”.

Portugezi, i cili do të mbushë 29 vjeç në gushtin e ardhshëm, ishte në radarin e Barcelonës verën e kaluar, por çmimi i tij i lartë, së bashku me faktin se Frenki de Jong i rezistoi fushatës për t’u transferuar, bëri që në fund ai të qëndronte në Mançester.

Tani, me Guardiolën që ka nisur një revolucion të vogël përpara sezonit të ardhshëm, Bernardo Silva po mendon largimin dhe dëshira e tij është Spanja.

Në krye të listës për të përfituar nga shërbimet e portugezit është Barcelona. Por siç bën me dije “The Athletic”, edhe Reali i Madridit nuk po qëndron duarkryq dhe është gati të “bezdisë” Barcelonën për mesfushorin e Sitit.