MENU
klinika

Kryeministri ndan foto

“Rruga e Lurës përmbyllet në fund të vitit”

01.02.2023 - 12:54

Rruga lidhëse rajonale Mirditë – Peshkopi do të jetë gati në fund të vitit. Kështu deklaron Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se rruga Perlat – Lurë Arrës do të ketë gjatësi 61 kilometra.

“Vijon puna në kantierin e “Rrugës së Lurës” rruga e shumëpritur lidhëse rajonale, 61 km Perlat (Mirditë)-Lurë Arrës (Peshkopi), e cila përmbyllet në fund të vitit, duke hapur një portë të munguar mbi një prej bukurive më të rralla turistike të veriut, e duke shërbyer njëkohësisht edhe për zhvillimin ekonomik të zonave përreth”, shkruan Kryeministri Edi Rama duke publikuar edhe foto nga kantieri i punimeve.