MENU
klinika

“Do vazhdojmë kështu deri në fund të luftës”

Rama publikon videon: Kemi trokitur në mbi 107 mijë dyer

29.03.2020 - 21:23

Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se sot janë ndihmuar me ushqime dhe barna mjekësore 5848 familje në nevojë.

Teksa shpërndan një video nga operacioni humanitar, kreu i qeverisë thekson se autoritetet kanë trokitur deri më tani në mbi 107 mijë dyer, ndërsa shton se do të vazhdohet kështu deri në fund të luftës me koronavirusin.

Mesazhi i Ramës:

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤

? 5848 FAMILJE U NDIHMUAN SOT ME USHQIME OSE BARNA MJEKËSORE

? SHKON NË 107.128 NUMRI I DYERVE KU KEMI TROKITUR, QYSH NGA NISJA E OPERACIONIT HUMANITAR!
FAMILJE NË NDIHMË EKONOMIKE, PENSIONISTË KRYEFAMILJARË, INDIVIDË NË NEVOJË PËR NDIHMË, KANË NDJERË MANIFESTIMIN KONKRET TË PËRKUJDESJES TONË

? DO TË VAZHDOJMË KËSHTU, NESËR, PASNESËR, PAPUSHIM DERI NË FUND TË LUFTËS

#njëAtdhe ?? #njëFamilje