MENU
klinika

Vuçiç: Do blejmë dronë kamikazë

Serbia nënshkruan marrëveshjen me Emiratet Arabe

21.02.2023 - 17:59

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç a njoftuar sot në Abu Dhabi se brenda 48 orëve do të nënshkruajmë kontratën e parë me Emiratet e Bashkuara Arabe për blerjen e dronëve të tyre kamikazë, të cilët do të mbërrijnë në Serbi shumë shpejt.

“Këta janë dron vetëvrasës dhe do të jenë në territorin e Serbisë, dhe ne shpresojmë që në pesë apo gjashtë muajt e ardhshëm do të jemi në gjendje të kemi dronët e parë vetëvrasës serb në Ushtrinë Serbe”, u tha Vuçiç.

Ai theksoi se “ushtria nuk është lodër” dhe se është një proces i ndërlikuar dhe se procedurat për marrjen e armëve të reja në Forcat e Armatosura të Serbisë janë të gjata.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Albin Kurti i shqetësuar për situatën në veri

“Rusia po nxit tensione mes Prishtinës dhe Beogradit”