MENU
klinika

Analiza

Si britanikët u tradhtuan lidhur me Brexit…

03.02.2023 - 10:30

Nga Nigel Farage

3 vjet më parë, dhjetëra mijëra anëtarë të Brexitit u mblodhën në Sheshin e Parlamentit për të festuar me gëzim momentin historik kur Britania u largua nga Bashkimi Evropian më 31 janar 2020.

Dhe ndërsa ora shënonte 23:00, në një moment euforie, ne jo vetëm që u larguam nga Bashkimi Evropian, por luftuam kundër një institucioni që kishte bërë gjithçka për më shumë se tre vjet për të penguar vullnetin e popullit britanik.

Pra, si ju duket sot, pas tre vjetësh?

Epo, nga njëra anë, ne tani jemi vetëqeverisur dhe marrim vendimet tona – edhe pse po vuajmë shumë të këqija në aspektin ekonomik.

Gjithçka, nga industria e peshkimit deri te shërbimet financiare patën mundësi fantastike.

Der Austritt Großbritanniens aus der Europäischen Union, der “Brexit”.

Vetëm tani, shtatë vjet pas votimit, qeveria më në fund po arrin të heqë qafe disa nga ato rregullore dhe burokraci.

Arsyeja kryesore që ne votuam për Brexit në radhë të parë ishte për të rimarrë kontrollin e kufijve tanë.

Për vite e vite kemi parë emigracion, rritjen e popullsisë, presionin lidhur me pagat, strehimin dhe madje edhe emërimet e mjekëve të përgjithshëm në një nivel që njerëzit nuk e kanë konceptuar kurrë më parë.

Vetëm vitin e kaluar, migrimi neto ishte 500,000 dhe migrimi legal ishte 1.2 milionë. 45,000 njerëz kaluan Kanalin Anglez.

Unë bëra një poster për fushatën e referendumit të 2016-ës të quajtur “Pika e thyerjes”.

Ajo tregonte disa të rinj që hynin në Bashkimin Evropian. Mesazhi ishte se ne mund ta ndalonim që kjo t’i ndodhte vendit tonë, dhe thjesht nuk ka ndodhur.

Mendoj se është e drejtë të thuhet, tre vjet më vonë, se ajo që premtoi kjo qeveri konservatore është veçse një tradhti.

Dhe kjo është arsyeja pse sondazhet tregojnë se britanikët janë 50 me 50 nëse ne duhet të bashkohemi sërish BE-së.

Në realitet, ne kurrë nuk do t’i bashkohemi BE-së; por qeveria e ardhshme laburiste do të na mbajë të lidhur ngushtë me rregullat e BE-së, për të cilën faji është i gjithë kjo parti konservatore.

Qeveritarët dikur, nuk e dinin plotësisht se çfarë të bënin.

Ata kurrë nuk besuan në Brexit.

Pra, a jam i zhgënjyer, tre vjet më vonë?

Epo, jam i zhgënjyer me mënyrën se si është realizuar. Por në terma historikë, rifitimi i të drejtës sonë si komb për vetëqeverisje ishte, natyrisht, absolutisht gjëja e duhur për t’u bërë.

Burimi: Express UK

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Financial Times/ Hallet e eksportuesve italianë

“Brexit është me të vërtetë një telash”