MENU
klinika

Project Syndicate

A është Britania tani një shtet i dështuar?

21.08.2019 - 11:35

Cili është një shtet i dështuar?

Jo shumë kohë më parë, kur isha Ministri i Jashtëm i Zhvillimit i Britanisë dhe më vonë Komisioneri Evropian për Punë të Jashtme, me siguri do të isha provuar t’i përgjigjesha pyetjes duke treguar shembuj specifikë, duke përfshirë disa vende në Amerikën Latine dhe Afrikë. Do të veçoja konfliktet fisnore, grushtshtetet ushtarake, dështimin ekonomik, ekstremitetet e varfërisë dhe shkallët e larta të vdekshmërisë. Sipas këtyre kritereve të fundit, askush nuk ka më nevojë të udhëtojë në Amerikën Latine ose Afrikë për të zbuluar dështimin.

Në të vërtetë, shumë prej nesh në Britani shqetësohen se dështimi është gjithnjë e më i dukshëm brenda kufijve tanë, veçanërisht në mënyrën e qeverisjes së vendit.

Sistemi i qeverisjes i Britanisë, i vlerësuar shumë në të kaluarën, bazohet në demokracinë parlamentare dhe institucionet e pluralizmit.

Votuesit zgjedhin deputetë të veçantë të parlamentit,  të cilëve nuk u kërkohet të bëjnë atë që u thuhet nga një vullnet i supozuar popullor. Përkundrazi, ato janë pjesë e një sistemi që i detyrohet shumë filozofit politik konservator, Edmund Burke, jo shkrimtarit francez Jean-Jacques Ruso.

Në Britani, historikisht, qeveria ka qenë përgjegjëse para parlamentit, mendimet e të cilit duhet të respektojë dhe konventat e të cilave duhet të ndjekë.

Kështu Britania ka drejtuar çështjet e saj kombëtare: shmangien e ekstremizmit politik, arritjen e një ekuilibri vetë-rregullues midis të majtës dhe të djathtës, menaxhimin e ndryshimit gjatë dekadave në paqe dhe luftë. Duke e bërë këtë ne kemi fituar miratim dhe lavdërim në të gjithë botën.

Mjerisht, gjërat duken shumë ndryshe sot.

kolana e librave

Britania ka më pak aktivistë politikë se shumica e vendeve të tjera evropiane. Megjithatë, këta aktivistë dhe partizanë të tjerë politikë kohët e fundit kanë fituar kontroll në rritje mbi politikën e partive të tyre dhe zgjedhjen e liderit.

Si rezultat, Partia e Laburistëve drejtohet tani nga Jeremy Corbyn. Dhe 90,000 anëtarë konservatorë, së fundmi zgjodhën Boris Johnson si udhëheqësin e tyre të ri, dhe si kryeministrin e ri të vendit.

Johnson u bë kryeministër sepse ai ka premtuar se do të përfundoojë Brexitin deri në fund të tetorit, me ose pa një marrëveshje, dhe me çfarëdo pasojash. Johnson ka zgjedhur një qeveri me nacionalistë me të njëjtën mendje. Këshilltari i tij kryesor, Dominic Cummings është figura më e fuqishme në qeverinë e re.

Qeveria e Johnson mohon të vërtetën në lidhje me pasojat e Brexit pa marrëveshje. BE fajësohet për dështimin e negociatave, edhe pse ky ishte pothuajse tërësisht rezultat i zgjedhjeve të bëra nga qeveria e mëparshme britanike. Johnson dhe Cummings janë të përgatitur të përdorin të gjitha metodat që ishin të suksesshme në fushatën e referendumit për Brexit në vitin 2016, kur publiku britanik u sigurua se nuk do të kishte asnjë pyetje lidhur me largimin nga BE pa marrëveshje.

Akoma më keq, e ardhmja e Unionit të Anglisë, Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore duket gjithnjë e më shumë në rrezik. Qeveria nuk pranon që nëse Britania largohet nga bashkimi doganor i BE-së, kufiri që rezulton midis Republikës së Irlandës dhe Irlandës Veriore do të rrezikojë Marrëveshjen e së Premtes së Mirë të vitit 1998, e cila ka sjellë më shumë se 20 vjet paqe në ishullin e Irlandës.

A janë këto veprime të një shteti të suksesshëm? Ata që shtrojnë pyetjen rrezikojnë të quhen “armiq të popullit”.

Ndërsa Brexit afrohet gjithnjë e më shumë, institucionet e Britanisë, perspektivat ekonomike, kushtetuta dhe e ardhmja janë të gjitha në rrezik. Dhe zhgënjimi, mashtrimet dhe gënjeshtrat po shtohen…

Chris Patten, guvernatori i fundit britanik i Hong-Kongut dhe ish-komisioneri i BE-së për punët e jashtme, është Kancelari i Universitetit të Oksfordit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i mundshëm britanik

Boris Johnson, lidhje me ish-aleatin e Trumpit?