MENU
klinika

Analiza

Si ra Putini në grackën ‘afgane’ që i kishte ngritur Biden

01.02.2023 - 20:25

Lufta e gjatë dhe e ftohtë midis Iranit dhe Izraelit, e cila vazhdon që nga viti 1979 dhe mesa duket do të përfundojë vetëm me disfatën totale të njërës palë, korri  përsëri viktima të reja midis mbrëmjes së 28 dhe natës së 29 janarit.

Esfahan, një qendër në Iranin qendror ishte destinacioni i radhës i sulmeve me drone. Shumë objektive strategjike dhe simbolike duke përfshirë dhe strukturën ushtarake që supozohej të përdorej për ruajtjen e dronëve dhe zhvillimin e raketave hipersonike u shkatërruan. Një sulm ky që ishte goditës për aq sa rikonfirmon brishtësinë e regjimit Khomeinist dhe lëshon një paralajmërim të fuqishëm për të gjitha ato forca në Ukrainë që po mbështesin përpjekjet luftarake të Rusisë. Strategët kanë një mentalitet të ngjashëm me atë të vrasësve serialë, ata janë në kërkim të përsosmërisë, të cilën përpiqen ta arrijnë duke përpunuar plane veprimi gjithnjë e më të sofistikuara dhe të përpikta, por narcizmi dhe etja për kënaqësi ndotin ambicien e tyre dhe i bëjnë të lënë gjurmë pas.

Të gjitha gjurmët  e skenës së krimit në Esfahan të orientojnë në të njëjtin drejtim në  Izrael. Ky sulm u realizua nga një grusht aktorësh  përfshi dhe Agjencinë Qendrore të Inteligjencës dhe Mossad-in të cilët kanë shërbyer për dy qëllime, për ritheksimin e brishtësisë së Iranit që është një vend me probleme serioze të hyrjes dhe kontrollit të territorit të tij si dhe dërgimin e një mesazhi paralajmërues për Rusinë.

Isfahan, Iran: Visiting Half of the World - Heart My Backpack

Sipas ekspertit të epokës post-sovjetike, Cesare Figari Barberis, të cilit iu kërkua një koment për sulmin në Esfahan,u shpreh se “objektivat e goditura sugjerojnë një hakmarrje për pjesëmarrjen indirekte të Iranit, përmes shitjes së dromëve Shahed, në luftën në Ukrainë”.

Karakteristika më kryesore e këtyre sulmeve ishte saktësia e tyre ekstreme saqë arritën të linin mënjanë dhe infrastrukturën ushtarake.“Përshtypja është se ishin izraelitët”, vazhdon eksperti, “dhe ka disa thashetheme për një sulm të mundësuar nga goditja nga Azerbajxhani pasi mendohet se është aleati i hekurt i Izraelit”.

Barberis, megjithatë, është i prirur të nënvizojë pamundësinë tek pista azere. BrahimRamli një tjetër analist strategjik në Parlamentin Evropian, është i mendimit se është shumë herët për të arritur nënjë konkluzion sepse sipas tij mund të ketë qenë edhe vepër e aviacionit amerikan.

Në çdo rast nga shumë pista të hedhura ajo e një operacioni izraelit, të kryer me dritën jeshile nga Uashingtoni, është më e besueshme për të gjithë. Por arsyeja se pse ndodhi është mesë e qartë dhe ka vetëm një pistë ku mund të qëndrohet, asaj të hakmarrjes. Hakmarrje për dërgesën e armëve në Ukrainë.

Gjithashtu supozohet se është një sulm i kryer nga brenda, nga agjentët e shumtë që Izraeli ka në terren.

Duke goditur Esfahanin, duke shkatërruar rezervat e dronëve dhe (ndoshta) të raketave hipersonike në zhvillim, Tel Avivi ka shtyrë përshpejtuesin për të bojkotuar programin e armatimit iranian dhe Uashingtoni u ka dërguar një paralajmërim disa marrësve: Moskës, e cila sheh armët e saj, Teheranit, e cila ftohet nga teatri ukrainas dhe kushdo tjetër që dëshiron të bashkohet me frontin pro-rus si një bashkëluftëtar informal, nga Pekini në Phenian.

Bastisja në Esfahan si një sinjal i një ndërkombëtarizimi të mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë, ose si konfirmim i hyrjes së rivalitetit iranio-izraelit në konfrontimin Rusi-SHBA, dhe jo si një akt tjetër i luftës së pakufizuar të Mosadit kundër garave të armatimeve të ‘Iranit. Bastisja në Esfahan si një sinjal i një ndërkombëtarizimi të mëtejshëm të konfliktit në Ukrainë, ose si konfirmim i hyrjes së rivalitetit iranio-izraelit në konfrontimin Rusi-SHBA, dhe jo si një akt tjetër i luftës së pakufizuar të Mosadit kundër gara e armatimeve të ‘Iranit.

Vladimir Putin, duke rënë në grackën afgane të administratës së Bidenit , hapi një kuti të Pandorës “të destinuar për të transportuar njerëzimin drejt destinacioneve të paeksploruara dhe të rrezikshme”.

Ngjarje të tilla si hyrja e vrullshme e luftërave Sino-Tajvaneze dhe luftërat iranio-izraelite në konfrontimin Rusi-Shtetet e Bashkuara duket se tregojnë më shumë sesa sugjerojnë. Nëse do të kishte qenë në të vërtetë një ekspeditë ndëshkuese izraelito-amerikane për përfshirjen iraniane në të ashtuquajturin operacion ushtarak special dhe jo një akt i ri i grindjes midis Tel Avivit dhe Teheranit, është e arsyeshme të supozohet se Moska mund ta interpretojë atë si një sfidë.