MENU
klinika

Atentati ndaj prokurorit Ndoji

U arrestua në Abu Dhabi, kush është i shumëkërkuari me dy emra

23.02.2023 - 18:44

Amar (Dritan) Shkëmbi është 39-vjeçari i arrestuar në Abu Dhabi me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë. Dosja.al ju sjell dhe foton e të shumëkërkuarit me dy emra. Shkëmbi akuzohet se është përfshirë në atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji ku mbeti i vrarë shoferi Andi Maloku, si dhe u plagos vetë prokurori e miku i tij Aleksandër Laho i njohur si ‘Rrumi’. Roli i Shkëmbit në atentatin e realizuar më 1 nëntor të vitit 2019 u zbardh pasi dolën bisedat e zhvilluara mes anëtarëve të grupit në aplikacionin ‘Sky’.

Organizatorët nisën të përdorin aplikacionin ‘Sky’ me qëllim që të mos përgjoheshin nga organet ligjzbatuese. Grupi kriminal i Plaurent Dervishaj, e cilësonte të padepërtueshëm aplikacionin në telefon, por nuk mendonin kështu hetuesit francezë dhe ekspertët e tyre të specializuar në ç’kodimin e aplikacioneve të tilla, sado të sofistikuara që ato mund të jenë

Dhe dosja e publikuar nga emisioni “Në Shënjestër” tregonte se si plani për asgjësimin e Rrumit nisi disa muaj para se skenari të vihej në jetë. Sipas dosjes, njeriu kyç që ishte i interesuar direkt për eliminimin e Rrumit, rezulton të jetë Plaurent Dervishaj dhe në biseda mban pseudonimet ‘Shoku’ apo ‘Plaku’.

Të parët që kanë nisur punët për të krijuar kushtet për të realizuar atentatin, duket se janë Julian Meçaj, Amar Shkëmbi dhe Endrit Sinani, i njohur me pseudonimin “Diqo”, një lidhje ky e afërt me Amar Shkëmbin. Biseda e përgjuar tregonte edhe takimet me Redjan Rrajën, i cili në këtë skenar ishte ngarkuar të kryente rolin e ekzekutorit. Rraja u arrestua fill pas atentatit të ndodhur në “Mbikalimin e Shkozetit”, pasi gjurmët e tij u gjetën në makinën e krimit, që autorët nuk mundën ta digjnin dot, por e braktisën pranë varrezave të Shkafanës, në Durrës. Në vendin ku u braktis automjeti u gjetën midis të tjerave edhe një palë syze, që mbanin pikërisht gjurmët e ADN-së së Rrajës, që në dosje rezulton me pseudonimin ‘Doku’.

Në përgjime evidentohen edhe takimet që pjesëtarë të grupit kanë kryer kohë pas kohe me Redjan Rrajën, siç janë edhe ato që ky i fundit realizonte në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, me Amar Shkëmbin. Përgjimet hedhin dritë edhe në ndjekjen për katër ditë me radhë që grupi i përcaktuar, i kishte bërë makinës së prokurorit Ndoji, deri ditën e goditjes finale.

Biseda e 11 shtatorit 2019 midis Julian Meçajt, i identifikuar në këtë komunikim si “Sakati”, ka zbuluar edhe kodin me të cilin thirrjet Shkëmbi, “Badi”. Meçaj dhe Shkëmbi, në këtë bisedë sinkronizojnë veprimet me qëllim përgjimin në ambient të hapur të makinës së Rrumit, i cili sipas bisedave të zhvilluara mes tyre, i ndryshonte shpesh makinat.

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin