MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Veshkat e sëmura, çrregullimet endokrine e seksuale që sjellin

01.02.2023 - 11:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Veshkat e sëmura, çrregullimet endokrine e seksuale që sjellin

Mjeku: Ekzistojnë çrregullime endokrinë në IRK (insufiçienca renale kronike) kur veshkat e sëmura fillojnë ta humbasin gradualisht funksionin e tyre. Në përgjithësi, edhe pas dializës ato persistojnë, por mund të përmirësohen pas transplantimit.

Së pari, dëmtohet funksioni i gjendrës tiroide. Të sëmurët kanë shenjat dhe simptomat e miksedemës si për shembull temperaturë të ulët, ulje të metabolizmit dhe rritje të yndyrnave, sidomos të kolesterolit. Ekzaminimet e bëra tregojnë që ka ulje të trijodotironinës së lirë dhe tiroksinës së lirë.

Pra, përgjithësisht studimet tregojnë për një gjendje funksionale të hipertirodizimit në IRK janë të shumta. Ka rëndësi këtu artikulimi i toksinave uremike që e frenojnë tiroiden dhe defekte të lidhjes së hormonit të tiroides me proteinë në plazmë.

Ndërmjet çrregullimeve seksuale më i rëndësishëm është infertiliteti. Përgjithësisht, kur fillon trajtimi me dializë, të gjithë të sëmurët me IRK janë sterilë, si burrat, edhe gratë. Në meshkujt ndodh atrofia testikulare dhe dëmtohet spermatogjeneza. Te gratë zhvillohet amenoreja. Vetëm një numër i vogël i tyre mund të kenë mestruacione normale.

Në rreth 50% të meshkujve, sidomos në kohën kur fillon hemodializa, zhvillohet gjinekomastia që mund t’i detyrohet prodhimit të prolaktinës pituitare ose përdorimit të preparateve që e favorizojnë atë p.sh.: aldometi.

Në rreth 50% të burrave zhvillohet pafuqia seksuale. Si gratë, ashtu edhe burrat kanë një ulje të libidos. Veç këtyre, në IRK gjenden të rritura nivelet plazmatike të hormoneve të tilla, si: insulina, glukagoni, parathormoni, somatotropi, gastrina, prolaktina dhe renina. Duke qenë se veshka normalisht është vendi kryesor i katabolizmit të këtyre hormoneve, atëherë humbja e masës renale është shkaku i rritjes së tyre në gjak.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.