MENU
klinika

Konferenca e Sigurisë në Mynih

Von Der Leyen: Aleatët duhet të dyfishojnë mbështetjen ushtarke ndaj Ukrainës! Rusia duhet të dështojë

18.02.2023 - 14:30

Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen deklaroi në Konferencën e Sigurisë në Mynih se aleatët duhet të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ndërsa ajo lufton kundër forcave ruse.

Ne duhet të dyfishojmë dhe duhet të vazhdojmë mbështetjen me të vërtetë masive që është e nevojshme (në mënyrë) që këto plane imperialiste të (Presidentit Vladimir) Putin të dështojnë plotësisht,” tha ajo në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Edhe kryeministri britanik Rishi Sunak pritet t’u bëjë thirrje liderëve botërorë të shtunën të dyfishojnë mbështetjen ushtarake për Ukrainën. Në një fjalim që do të mbahet në Konferencën e Sigurisë në Mynih, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar do të bëjë një apel për aleatët që t’i ofrojnë kombit aftësi të avancuara, të standardeve të NATO-s, që u nevojiten për të ardhmen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Bisedime për planin franko-gjerman

Kurti i bashkohet Konferencës së Sigurisë