MENU
klinika

“Evropa është pranë jush”

Von der Leyen telefonon Erdogan, premton mbështetje shtesë

13.02.2023 - 21:30

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan lidhur me ndihmat shtesë për familjet e prekura nga tërmeti i fuqishëm i së hënës në Turqi. Përmes një postimi në Twitter, Von der Leyen ka theksuar se Evropa do të qëndrojë pranë shtetit turk në këtë situatë tragjike, ndërsa premtoi mbështetje shtesë.

“Kam folur me presidentin Rexhep Tajip Erdogan në telefon për t’i përcjellë ngushëllimet e mia më të thella popullit të Turqisë për humbjen katastrofike të jetës dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti shkatërrues dhe për të diskutuar mbështetjen shtesë. Evropa është pranë jush”, thuhet në postim.