MENU
klinika

Vajza që u bë 'mollë sherri' në gjendje shoku!

Vrasja e shqiptarit në Mykonos: Sherri zgjati vetë 10 minuta…

20.02.2023 - 19:53

Detaje të reja janë mësuar lidhur me vrasjen e shqiptarit Julian Kosova në Mykonos. Sipas mediave greke, vajza që e pa gjithë ngjarjen dhe mendohet që ishte shkaktarja e sherrit me shqiptarit dhe grekut është në gjendje shoku.

23-vjeçarja punon në një dyqan nate në ishullin e erërave, ndërsa dyshohet se kishte një lidhje me viktimën, thuajse 2 vite më parë. Në rrëfimin e saj në Komisariat e reja ka bërë me dije se autori i vrasjes, e ka parë shqiptarin që po sillej keq ndaj të resë, e në këtë moment ka ndërhyrë. Athanasios Nazos është goditur me grusht nga shqiptari, për pasojë ka marrë armën dhe e ka qëlluar në kokë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme..

Sipas burimeve policore dhe siç është regjistruar ngjarja, gjithçka ka ndodhur brenda 10 minutave. Nën ndikimin e një sasie të madhe alkooli 33-vjeçari, pas vrasjes mizore të shqiptarit që kishte emrin grek Yiannis, ka ikur nga vendi i ngjarjes për t’u dorëzuar një orë e gjysmë më vonë në Polici. Shqiptari jetonte prej vitesh në Mykonos dhe kishte blerë një vilë në një nga pjesët më të mira të “ishullit të erërave”, të cilën e jepte me qira gjatë muajve të verës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN