MENU
klinika

Gafa që nuk u vu re

Zelenskyy bëhet ‘kryeministër’ i Britanisë së Madhe

09.02.2023 - 19:02

Një prej televizioneve në Poloni ka transmetuar drejtpërdrejtë për shikuesit një ‘gafë’, duke i vënë titullin ‘Kryeministër i Britanisë së Madhe’ presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ky i fundit po mbante një konferencë të përbashkët me kryeministrin britanik Rishi Sunak ndërsa televizioni polak shënon nën emrin e udhëheqësit ukrainas titullin si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ka qenë këshilltari i Ministrit të Jashtëm ukrainas, Anton Gerashchenko ai i cili ka bërë humor duke shpërndarë fototgrafinë e shkrepur nga televizioni polak.

Gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, Zelensky kërkoi nga liderët e atjeshëm që të vazhdojnë ndihmën ushtarake për Ukrainën, duke u kërkuar edhe aeroplanë luftarakë modern. Gjatë ditës së sotme në Parlamentin Evropian tha se Rusia është shteti më antievropian në botë, duke tentuar që Putin t’ua ndryshojë stilin e jetës evropianëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të tmerruar, ditë e zezë për Evropën”

Agresioni ndaj Kievit/ Liderët botërorë në alarm!

"Gjermania dëshironte humbjen e Ukrainës"

Boris Johnson “trondit” politikën europiane