MENU
klinika

Nëna ngre alarmin: S’kemi kontakte prek 9 ditësh

Zhduket i riu në Berat, doli nga shtëpia dhe nuk u kthye më!

28.02.2023 - 15:52

Një 33-vjeçar nga Berati rezulton i zhdukur prej 9 ditësh. I riu Sokol Ago është larguar nga banesa mesditën e datës 15 shkurt dhe nuk është kthyer më.

Nëna e tij ka bërë denoncimin në polici për zhdukjen e të birin, i cili rezulton konsumues i rregullt i dograve të forta.

“Në Komisariatin e Policisë Berat, ka bërë kallëzim shtetasja H. A., 62 vjeçe, banuese në Berat, se nga data 15.02.2023, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi S. A., 32 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.

33-vjeçari jeton në lagjen “Uznovë” në Berat. Ai është larguar nga banesa mesditën e 15 shkurti dhe që prej asaj dite familjarët nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Sokol Ago ditën që u zhduk kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu, një xhup të zi meshinë dhe këpucë të zeza, ndërsa celularin e ka lënë në shtëpi.