MENU
klinika

Deklarata e fortë

Arian Çani: Mos hyni në çdo lokal, ja ku është vendi i ndalur për të pirë kafe në Tiranë, aty jetojnë vrasësit

20.03.2023 - 11:15

Gazetari Arian Çani i ftuar në një studio televizive duke marrë shkas nga atentati që u bë në “Don Bosko”, ku humbi jetën padrejtësisht banakierja e lokalit dhe u plagosën edhe 5 të tjerë mes tyre një vajzë e mitur, 10 vjeç, u bën thirrje qytetarëve shqiptar të mos hyjnë në çdo lokal pa u informuar se ku po hyjnë.

Çani tha se një lokal shumë i  rrezikshëm ndodhet në rreth të kuq të ambasadës amerikane.

“Ka ca zona në Shqipëri, që dihet, që jetojnë vrasësit. Deri tani policia nuk ka mundur të hyjë. Këto quhen zona ku policia nuk hyn dot. Personalisht mendoj që ne të gjithë duhet të kemi një moment utilitar jo komercial, ku ti themi njerëzve ata që na dëgjojnë “ju lutem, mos shkoni të uleni në çdo lokal, pa e ditur se ku po shkoni, informohuni më parë. Një shembull do të jap, por nuk e përmend dot emrin sepse është me shumë rrezik, i cili mund të ketë mbi 25 vjet që e mbaj mend unë, janë të vjetër në zanat që një nga njerëzit e Ambasadës Amerikane duke pirë një kafe një ditë me përkthyesin ma riktheu në mendje një nga lokalet e shumta që është në rreth të kuq të ambasadë, e cila kjo e fundit e u thotë qyterarëve të vet se atje nuk do të shkoni. Ai lokal ka 25 vjet që rri plot me njerëz, me kalamaj nga mosha 7 vjeç deri në moshën 70 vjeç. Ju duket normale kjo gjë? Ai është një lokal shumë i famshëm, sado të painformuar të jenë, kanë dëgjuar ndonjë lajm në televizion”, tha tha Çani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush do t’i “zërë” vendin?

Arian Çani largohet nga Tv Klan

Ku do të transmetohet “Zonë e Lirë”!

Lëvizje e papritur! Arian Çani largohet nga Tv Klan?