MENU
klinika

Përmbysje e çmendur në shtesë

Barcelona fiton ‘El Clasicon’ me Real Madridin!

20.03.2023 - 14:49

Barcelona fitoi 2-1 me Real Madridin në “El Clasico”. Në “Camp Nou” mes 95.754 tifozëve, vendasit përmbysën Galaktikët e Carlo Ancelottit dhe “vrasin” La Ligan në javën e 26-të, duke mbajtur vendin e parë me +12 pikë më shumë se Real Madridi ndjekës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e nëntë nga Real Madrid, me miqtë që iu falën autogolit të Araujo. Në fundin e pjesës së parë Sergi Roberto (45′) barazoi për 1-1. Pjesa e dytë ishte e luftuar dhe me disa raste, teksa VAR në të 81 minutë anulloi golin e Asension për miqtë për shkak të pozicionit jashtë loje.

Duhej minuta e 90+2 kur Kessie pas asistit të Balde të çonte peshë stadiumin me golin e dytë dhe të fitores. Me 68 pikë Barcelona është në krye të La Ligas, teksa Real ndjek me 56 pikë në vendin e dytë.