MENU
klinika

Detaji që u shpëtoi kamerave

Borell pret Kurtin dhe Vuçiçin vetëm me flamurin e BE-së

18.03.2023 - 16:08

Në Ohër të Maqedonisë së Veriut pritet të mbahet sot takimi trepalësh mes Kurtit-Borrell e Lajçak dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Paraprakisht, zyrtarët e BE-së janë takuar veçmas me Vuçiçin e Kurtin, kurse takimi i përbashkët pritet të mbahet në orët e pasditës.

Megjithatë, ajo që vërehet nga videot e publikuara nga Komisioni Evropian, mes tjerash janë edhe simbolet që qëndrojnë prapa Borrellit e Vuçiçit si dhe prapa Kurtit e Borrellit. Siç shihet edhe në GALERINË e fotove më poshtë, mbrapa tyre, qëndrojnë vetëm dy flamuj të Bashkimit Evropian dhe nuk ka asnjë simol shtetëror as të Serbisë dhe as të Kosovës.

Sakaq, theksojmë se në këtë takim pritet të diskutohet për Aneksin e Zbatimit të propozimit evropian të marrëveshjes Kosovë-Serbi, për të cilin edhe do të bëhen përpjekje që të arrihet një pajtim në mes të dy vendeve.