MENU
klinika

“U vranë për të dhënë një mesazh”

Deklarata e ish-kreut të SHISH: 21 Janari ishte i programuar

22.03.2023 - 21:36

Ish-kreu i SHISH Fatos Klosi tha në një intervistë për Euronews Albania se dosjet e vjetra siç është ngjarja e 21 janarit duhet të hapen.

Sipas Klosit, 21 janari ishte një ngjarje e paraprogramuar, dhe provat e fundit video të dala së fundmi e vërtetuan më së miri këtë gjë.

“21 janari është mbyllur me vetëm disa persona të parëndësishëm; ata që tërhoqën këmbëzën dhe gjithë diskutimi i bërë është që ka ngelur pa u sqaruar se kush ishte pistoleta që gjuajti mbi njërin prej tyre. Kjo është absurde. Ajo ngjarje nuk ka qenë se dikush gaboi, për mua ajo është një ngjarje e programuar, duheshin vrarë atë ditë ca njerëz për të dhënë një mesazh. Dhe nga këto provat e fundit ishte kjo, që ishte përgatitur vrasja e këtyre dhe po pritej momenti”, tha Klosi.