MENU
klinika

E gjithë ngjarja në 5 minuta

Del video nga vrasja e dy grave nga Dan Hutra në Paskuqan

03.03.2023 - 11:01

Në fillim 2 të shtëna dhe më pas 4 breshëri. Dan Hutra ka pritur disa minuta para banesës së ish-bashkëjetueses së tij Elena Hysa e më pas ka hapur zjarr duke lënë 2 viktima dhe 2 gra të plagosura.

Gazetari Spartak Koka ka sjellë në emisionin “Opinion” një video ekskluzive të siguruar nga një kamera sigurie, që tregon pikërisht momentin e vrasjes.

“Patrulla e parë e policisë ka ardhur 20 minuta pasi ka ndodhur ngjarja, ndërkohë që policisë i është dhënë edhe targa e makinës. Ai ka përdorur edhe rrugë dytësore dhe e ka patur të qartë se ku do shkonte, ndaj nuk ka patur mundësi policia që ta kapte. Në një nga audiot dëgjohen edhe përplasjet e policisë me banorët për vonesën, por kjo është justifikuar me pamundësinë për ta gjetur rrugicën brenda zonës. Ka qenë një punonjëse policie që ka shtëpinë afër zonës që i ka ndihmuar patrullat me lokalizimin e saktë të vendngjarjes”, tha Koka.

“Këshilltarët e opozitës nuk lejohet të futen brenda dhe të marrin informacion”

Protesta për dosjen 5D/ Këlliçi: Nuk do të ndalemi në aksionin tonë

“Ndërhyra për të mbrojtur imazhin e vendit tim”

Rama për Corriere: Emisioni në RAI, i neveritshëm!

“Një sipërmarrje kriminale shumë fitimprurëse”

DW: Si përfundojnë plehrat e paligjshme të Europës në Azi?