MENU
klinika

I rikthehet profesionit

Dritan Leli: S’do kandidoj më për kryetar në bashkinë Vlorë

04.03.2023 - 20:08

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli tregon se nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për të drejtuar qytetin bregdetar.

Me anë të  një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se këtu po mbyll një “cikël” të rëndësishëm, për tju rikthyer profesionit të doktorit.

“Cikli i Jetës’, slogani i këtij viti në Kongresin Europian të Radiologjisë, pas mungesave të viteve të fundit, rastësisht përkoi me rikthimin tim mes profesorëve e doktorëve më përfaqësues të Europës. Në prag të mbylljes së një cikli të rëndësishëm të jetës time, nuk kishte mënyrë më të mirë se kaq për të nisur rikrijimin e marrëdhënieve profesionale me ata që ndikuan në zhvillimin tim, por edhe me zhvillimet shkencore që kanë ndodhur, ndërkohë. Marsi ka qenë gjithnjë i rëndësishëm në punën time si doktor sepse bëhesha pjesë e takimit më të madh mjekësor që njeh Europa, të dytit për nga rëndësia që njeh Bota. Prandaj cikli i ri i jetës nuk mund të ishte i ndryshëm nga ai i kohës kur nuk mendonim fare për cikle, por vetëm për qendrueshmërinë, këmbënguljen dhe konsekuencën që i duhet një profesioni që nuk del dot jashtë teje”, shkruan Leli në postimin e tij.

Kujtojmë që me Lelit dhe PS pati një “krisje”, pasi Leli nuk pranoi që të linte mandatin e kryebashkiakut për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Pikërisht nga ky moment filloi edhe “fushata” kundër tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN