MENU
klinika

“Shkakton ankth e halucinacione”

Eksperti Karamuço tregon lëndën narkotike që po përdoret masivisht

24.03.2023 - 18:17

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar një lëndë narkotike që po përdoret masivisht në vendin tonë.

Karamuço tha në një intervistë me Juli Xhokaxhin se në Shqipëri kanë futur një derivat të hashashit, të quajtur Skunk.

Ai tha se kjo lëndë narkotike shkakton stres, ankth dhe haluçinacione dhe përdoruesit kur paraqiten te mjekët nuk e kuptojnë ku qëndron problemi.

“Është situata më alarmante në këto 30 vjet me përdorimin e lëndëve narkotike. Tani kanë futur Skunkun, derivat i hashashit, është lloj hashashi sintetik, dhe mjekët tanë kur shkojnë të rinjtë u japin ilaçe për stresin dhe ankthin. Drogat kanë dëmtime të parikthyeshme në sistemin tonë nervor.

Ai thotë se po më shqetëson gjendja, e anktit, e depresionit, e haluçinacioneve që vjen si pasojë e kësaj. Shkakton probleme në shëndet, sidomos problemet e mushkërisë, veshkave”, theksoi eksperti.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Eksperti i kriminalistikës: Arkitektit të e-Albanias i duhet grisur diploma

“Hakerat kanë vjedhur sekrete që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare”