MENU
klinika

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi

Gjeloshaj: Shqiptarët votojnë vetëm për partitë kombëtare

16.03.2023 - 11:03

Kryetari i zgjedhur i komunës së Tuzit në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj tha se shqiptarët e dinë mirë sesi të votojnë, duke e patur të qartë se përfaqësohen vetëm nga partitë kombëtare

Gjeloshaj tha se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët në Mal të Zi, duke u bërë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës edhe në zgjedhjet presidenciale që pritet të mbahen në vend.

“Duke votuar dhe mbështetr partitë me shumicë shqiptare, ne shprehëm qëndrimin se shqiptarët përfaqësohen vetëm përmes partive kombëtare. Besojmë se edhe në zgjedhjet presidenciale, pa presion dhe tutorë se si të veprojnë, ata do ta dinë se si të votojnë”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga kreu i partisë, Gjeloshaj.

Ky i fundit theksoi se Forumi Shqiptar do të vazhdojë të përfaqësojë shqiptarët dhe se do të bashkëpunojë në mënyrë të përhershme me strukturat politike partnere të BE-së, SHBA-së dhe aleancës së NATO-s, si dhe për marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe Kosovën dhe në radhë të parë me partitë që promovojnë rrugën properëndimore të Malit të Zi.

Zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi do të mbahen në 19 mars, ku kandidat është edhe presidenti aktual, Milo Gjukanoviç i cili pavarësisht se e paralajmëroi tërheqjen nga politika, shpalli kandidaturën e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Festë mes shqiptarëve në Malin e Zi

Nik Gjeloshaj fiton zgjedhjet në Komunën e Tuzit