MENU
klinika

Përplasja e trenave

Greqia “në këmbë”, njoftohet protesta në disa qytete kryesore

05.03.2023 - 11:29

Protesta të reja po organizohen sot në shumë zona të Greqisë pas tragjedisë së Tempes.

Konkretisht, protestat do të zhvillohen në Athinë, Selanik dhe qytete të tjera. Në tubimin qendror, i cili do të mbahet në orën 11:00, në Sintagmë, janë ftuar edhe sindikatat e hekurudhave.

Në mobilizim marrin pjesë edhe punëtorët e metrosë me një grevë të paralajmëruar për sot.

Trenat do të lëvizin vetëm nga ora 9 e mëngjesit deri në 16:00 për të transportuar protestuesit.

Në orën 11:30 do të mbahet miting edhe në Selanik. Duhet theksuar se tubime të ngjashme janë thirrur edhe në qytete të tjera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Jeta jonë ngriu në sekondën e aksidentit"

Largohen vagonët e fundit nga zonat e tragjedisë