MENU
klinika

Vdekja e drejtoreshës së shkollës nga korrenti në dush

Inxhinieri elektrik bën thirrjen për qytetarët

23.03.2023 - 20:37

Duke marrë shkasë nga ngjarja e trishtë ku drejtoresha Ornela Gjeçi ka ndërruar për shkak të kontaktit me energjinë elektrike teksa po bënte dush, inxhineri elektrik Azmer Duleviç ka apeluar në Report qytetarët të kenë kujdes.

Ai u shpreh se çdo qytetar duhet të shohin nëse janë të pajisur me instalime mbrojtëse që në gjuhë teknike quhen ‘salvavitta’.

“Nuk është për herë të parë dhe ne duhet të marrim masa. Kjo vjen nga mungesa e kushteve teknike pra mbrojtjese. Shumica e banesave fatkeqësisht nuk kanë pajisje mbrojtje dhe qytetarët as nuk e dinë që duhet t’i kenë.

Pra nuk kanë “salva vitta” që është kjo pajisje që mbron kur preket rryma me ujin. Duet ta ketë butonin 5, nëse nuk e ka nuk jemi të mbrojtur. Shumë ndërtesa, pallate dhe ndërtesa të reja nuk i kanë bërë standardet elektrike sipas normave që duhet. Duhet të shohin banesat e tyre a i kanë këto. Për të qenë i siguruar duhet të jetë kjo pajisje por jo vetëm.”- tha ai.

Inxhinieri ngriti shqetësimin se edhe punonjësit janë të pakualifikuar.

‘Kemi punonjës të pakualifikuar, që kanë zanat me të vjedhur. Duhen njerëz të aftë për këto punë dhe prandaj jemi në këto situate. Duhet të ketë kualifikim të këtyre gjërave. Vendet fqinje kanë shumë vite që s’i kanë këto probleme.’- vijoi ai.

Më tej, ai këshilloi të gjithë qytetarët që është më mirë që të fiket automati gjatë kohës kur laheni, kështu do të jeni 100% të sigurt.

‘Unë kam një këshillë. Kur jeni duke bërë dush ta fikni ose të hiqni spinën nga priza. Duhet të identifikohet automati sepse bojleri ka peshën elektrike më të madhe. T’i mund ta heqësh spinën nga priza por uleni automatin që të jeni të mbrojtur 100%.’- përfundoi ai.

Teksa po lahej në dush, drejtoresha Ornela Gjeçi humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Bashkëshorti i saj e dërgoi me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dot. Ajo humbi jetën në banesën e prindërve të saj në Maminas, ku jetonte me bashkëshortin edhe fëmijën e tyre të vetëm. Bashkëshorti i saj është pjesë e Forcave të Armatosura dhe shërben në Policinë Kufitare të Durrësit. Ndërkohë, Ornela Gjeçi jepte në shkollën ‘Rrubjekë’ lëndën e Historisë.

Për fat të keq kjo nuk është hera e parë që një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me korrentit. Rasti më i fundit ka qenë në Fushë-Arrëz ku humbën jetën nëna me 2 vajzat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN