MENU
klinika

Çfarë po ndodh?

KFOR stërvitje masive në Gjakovë e Prizren

12.03.2023 - 14:37

Për tri ditë rresht, nga 14 deri në 17 mars trupat e KFOR-it do të testojnë gatishmërinë e tyre për një situatë kritike në terren.

Trupat dhe automjetet e misionit të NATO-s në Kosovë do të pozicionohen në komunat e Istogut, Gjakovës dhe Prizrenit.

Aktivitetet stërvitore do të përfshijnë lëvizjen tokësore gjatë ditës dhe natës, si dhe fluturime me helikopterë mbi qytetet e Gjakovës, Deçanit, Shtërpcës dhe Rahovecit. Do të ketë gjithashtu kolona automjetesh të përbëra nga pajisje të rënda inxhinierike që kalojnë tranzit në rrugët kryesore dhe dytësore brenda rajonit.

KFOR-i thekson se mbetet i fokusuar çdo ditë në zbatimin dhe ushtrimin e mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes, për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Stërvitja vjen në një kohë kur janë shtuar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë.