MENU
klinika

Frikë se mos e masakrojnë të dënuarit e tjerë

Krimineli Dan Hutra izolohet i vetëm në qeli!

07.03.2023 - 18:59

Detjaje të reja janë zbulur në lidhje me jetën në burg të kriminelit Dan Hutra, personit i cili më 1 mars ekzekutoi 3 gra si dhe plagosi tre të tjera.

Mësohet se Hutra nuk është pranuar as nga të burgosurit në rrethin e tyre, pasi ka thyer kodet dhe rregullat etike të tyre, duke vrarë në mënyrë makabër tre gra.

Ai është lënë në një qeli i vetëm, kjo dhe për faktin nga rreziku që i kanoset nga mllefi që ka shkaktuar ngjarja e tij te të burgosurit e tjerë.

“Mund t’iu konfirmoj faktin se për Dan Hutrën ka pasur dhe një situatë në sistemin penitenciar.

Edhe në burgje ka disa kode dhe rregulla të cilat nuk mund të shkelen. Askush nuk ka pranuar për të qëndruar në qeli me Dan Hutrën. Edhe për shkak të rrezikut që mund t’i kanoset, nga ky mllef i të burgosurve të tjerë ndaj tij, ai po trajtohet në mënyrë preferenciale. Duke u vendosur në një qeli më vete dhe duke u trajtuar ndryshe nga të paraburgosurit e tjerë. Nuk e duan as në burg, pasi ka thyer kodet dhe rregullat duke vrarë gra dhe duke kryer krime makabre.

Është abandonuar nga familjarët e tij, kjo u pa gjatë seancës për masën e sigurisë, ku familjarët nuk i gjetën as edhe një avokat, por që iu caktua nga shteti. Për Dan Hutrën sigurisht, pritet dënimi me burgim të përjetshëm.

Nga dëshmitë e familjarëve që unë kam takuar më kanë pohuar se ka patur kriza nervore që në moshë të hershme, si dhe ka qenë përdorues i lëndeve narkotike që në moshë të vogël”, shkruan Euronews.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria ngre akuza për 3 vrasje dhe tre plagosje

Dan Hutra del sot në Gjykatë