MENU
klinika

Diskutimi i orëve të vona përfundon me fjalë të ashpra

Kriset përfundimisht marrëdhënia Luiz-Kiara?

01.03.2023 - 12:42

Marrëdhënies së Luizit dhe Kiarës duket se po i vjen fundi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”. Të paktën kjo gjë është deklaruar nga të dy në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, pas spektaklit, ku dyshja kanë tentuar të sqarohen, por asnjëri nuk ka pranuar të bëjë hapa drejt tjetrit.

E gjitha erdhi pas sherrit dhe incidentit të ndodhur gjatë lojës së vajzave, ku Luizi bllokoi Kiarën në mes të lavamanëve në tualet dhe nuk e linte të dilte, deri sa ajo ti fliste, për të dështuar kështu misionin që u kishte dhënë vajzave vëllai i madh.

Kiara i ka kërkuar Luizit të mbajë distancë dhe të ndreqë gjënë që prishi, teksa i ka nënvizuar se ai ende nuk po i kërkon falje. Në një moment, Kiara shprehet se Luizit “duhet t’i vijë turp se një javë pasi takon babain, bën këto skena”.

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm, jo vetëm që nuk pati një sqarim mes tyre, por debatet u shtuan edhe më shumë. Në përfundim të spektaklit, “Vëllai i Madh” surprizoi vajzat me një trupë balerinësh, te të cilët shkoi edhe Kiara për të kërcyer. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, e cili e shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë ashtu edhe me gjuhën e trupit. Kur Kiara u rikthye pas kërcimit, Luizi iu drejtua me fjalët: “Mezi paske pritur moj vazjë, vazhdo moj, të paktën ta di”, ndërsa moderatorja nuk reagoi në atë moment.

Luizi vijoi të flasë për këtë moment, në një tjetër diskutim me Ermionën, ku tha: “Shiko ku jam unë jam këtu se nuk më zë vendi-vend ajo është atje, duke qeshur, duke kërcyer, sikur ka ndodhur para 1 muji ky muhabet, në një kohë që nuk dua ti vë faj faj as asaj as vetes, por për shkak të bllokimit tim, e reagimit të saj unë rrezikohem të përjashtohem. Të paktën meqë jemi bashkëfajtorë të mundohemi… e thotë “nuk ke respekt”, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi”. Çifti më pas pati një bisedë në orët e vona, ku sërish nuk u sqaruan, përkundrazi marrëdhënia e tyre shkoi edhe më keq nga sa ishte.

Diskutimi:

Kiara: Nuk jam një banore dosido për ty. Kiarën që kishe nuk e ke, duhet ta rifitosh dhe që ta bësh këtë gjëja e parë duket ti kërkosh ndjesë, se je 100% gabim. Ajo gjë që ndodhi më ka prekur shumë, jo vetëm mua por edhe të tjerë, Edhe atë që erdhi nga Italia dhe ti e takove. Nuk dua ta kujtoj atë skenë dhe ato fjalë aq të shëmtuara që ke thënë te dhoma e rrëfimit. Mos e përmend Kiarën fare, të më bësh mua deklarata “do fitoj unë, nuk do fitojë Kiara, nuk e lë të fitojë Kiarën”. Po më kthen në pikën zero. Vazhdon duke bërë të fortin. Jam shumë e shqetësuar, pro vazhdoj të qesh deri në fund. Nuk dua të më nxjerrësh nga vetja. Qartësohu, nëse do lojën, apo Kiarën, apo një të mesme të artë. Të thashë merr kohën tënde. Unë çfarë kam menduar me veten, është që do ta shijkoj këtë djalë, nëse do më respektojë, a do komunikojë me mua.

Luizi: Rruga e mesme që kam zgjedhur, na solli në këtë debat. Kjo është rruga e mesme. Nëse ti thua “Luiz zgjidh lojën”, unë çohem që tani dhe nuk më intereson fare a je lënduar, apo ndjehesh keq. Nëse më thua “zgjidh Kiarën”, të them “më fal” nga mëngjesi deri në darkë. Tani do të të them kështu dhe të rri vetëm me ty, apo do të të kthej shpinën e të vazhdoj të luaj. Unë nuk bëra gabim, ti e bëre të madhe.

Kiara: Nuk jam vetëm gruaja e Luizit, ke një Kiarë këtu përballë, respektoje për atë që është, kaq. Nuk ma ke ti jetën në dorë dhe nuk më udhëzon dot ti mua. Të jetë hera e parë dhe e fundit që më bllokon. Merr pjesë, luaj si njeri. Nëse unë mërzitem për një moment, të kap prej krahu dhe thua do flasim tani se s’bën.

Luizi: Më vret ideja që e ke në majë të gjuhës atë “e mbyllim”, është e treta herë që ma thua. Duket sikur mezi pret ta thuash. Më ka mbetur në mendje ajo fjalë, nuk jam prej hekuri. Do rri vetëm në krevat. Aty do rri për zotin, le të rrimë ashtu pra deri sa të dalë prej këtu edhe e vazhdojmë jashtë.

Kiara: Po ça thua o Luiz, je një “drama queen”, mërzitesh, rri gjithë ditën në krevat. Je 37 vjeç, të paskam unë në dorë ty lojën. Nuk të kam në dorë. Unë nuk jam me sustë, nuk do të përqafoj dhe kjo gjë mbaroi, nuk e bëj këtë gjë, nuk ndjej ta bëj. Vazhdo bëj si kalama, rri në krevat gjithë ditën se unë nuk të flas. Aty rri pra, duke ndenjur ti në shtrat unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën ti, ta dish këtë gjë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Tradhtia e artistit i dha “goditjen” e fundit

Familja e Butrint Imerit nuk pranoi lidhjen me Kiara Titon


Ka ngrënë të njëjtin vakt çdo ditë, për 25 vjet!

Nuk buzëqesh kurrë në foto, Viktoria Beckham rrëfen sekretin!

Sekretet e kombinimit të ngjyrave

Si të krijoni pamje elegante dhe harmonike

Këngëtarja nuk do të lidhet më me asnjë pas ndarjes nga Ben Affleck

J Lo e “mbyll” kapitullin e historive të dashurisë?