MENU
klinika

Koncepti fantastik

Ky superjaht do të jetë i padukshëm

24.03.2023 - 13:26

Zakonisht është relativisht e vështirë të mos vëresh një superjaht, por ky koncept i ri nga Jozeph Forakis Design në fakt është krijuar për t’u zhdukur në sfond.

I përshkruar si “praktikisht i padukshëm” si në dizajn ashtu edhe në ndikimin mjedisor, Pegasus do të jetë superjahti i parë në botë i printuar 3D, sipas projektuesit.

Anija e madhe do të ketë “krahë” xhami të pasqyruar në përpjekje për t’i mundësuar asaj të përzihet me mjedisin.

Superjahti që do të jetë i padukshëm

Superstruktura e superjahtit do të pajiset me panele diellore që fuqizojnë elektrolizuesit që nxjerrin hidrogjenin nga uji i detit.

Hidrogjeni më pas do të shndërrohet në energji elektrike, e cila ruhet në bankat e baterive litium-jon që mund të përdoren për të fuqizuar sistemet operative dhe pajisjet.

Koncepti Pegasus do të prodhojë zero emetime.

Forkais vlerëson se superjahti do të marrë pesë deri në shtatë vjet për t’u ndërtuar dhe shpreson që ai të prezantohet deri në vitin 2030.