MENU
klinika

E bujshme nga Spanja

Kylian Mbappe i ka thënë ‘po’ Realit të Madridit

31.03.2023 - 12:49

Kylian Mbappe i ka thënë “po” Realit të Madridit. ‘AS’ në Spanjë bën me dije se kapiteni i Francës dhe sulmuesi i PSG-së ia ka bërë të qartë drejtuesve parisienë se verën e 2024 do largohet nga skuadra, duke dashur të plotësojë ëndrrën e tij për kalimin në Madrid.

Mbappe sheh që koha kalon dhe te PSG iluzioni për të fituar një Champions League është kthyer në një utopi. Dëshira e tij do të ishte largimi nga Parisi këtë verë, por klubi francez nuk duket i gatshëm t’i hapë derën, përveç një surprize të madhe.

Kështu, gjithçka tregon se atij do t’i duhet të presë deri në vitin 2024 për t’u bashkuar me Realin. Mbappe është i bindur për të ndërmarrë këtë hap dhe i ka thënë tashmë drejtuesve të nivelit të lartë në mjedisin madrilen se do të jetë një lojtar i “Galaktikëve”, më së voni, në sezonin 2024-25.

Kontrata e rinovuar pranverën e kaluar e lidhi atë me PSG-në deri në vitin 2025 në rast se skuadra parisiene fitonte Ligën e Kampionëve. Ndryshe, siç ka ndodhur duke u eliminuar në 1/16, lidhja e sulmuesit me skuadrën e tij aktuale përfundon në vitin 2024. Kontrata do të zgjatej vetëm për një vit nëse dëshiron Mbappe, diçka që futbollisti ka vendosur të mos e bëjë. Sipas burimeve pranë lojtarit, Mbappe siguron se asgjë dhe askush nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë të ndryshojë mendje apo të pengojë largimin e tij në Madrid.