MENU
klinika

Ish-partnerja e vrasësit serial rrëfen dinamikën e krimit

“Maniak dhe i dhunshëm”, flet Elena Hysa: E dija për borxhin që Dan Hutra i kishte dhënë të dashurës së tij

14.03.2023 - 14:22

Elena Hysa, ish-partnerja e vrasësit serial Dan Hutra ka rrëfyer momentet e ngjarjes së rëndë si dhe ka folur për raportin që kanë pasur bashkë. Në një intervistë për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News24, ajo tha se edhe për borxhin që Hutra i kishte dhënë Marjana Gurakuqit, të dashurës së tij, ishte në dijeni. Ajo e përshkruan si një njeri maniak e të dhunshëm Dan Hutrën.

Pjesë nga Intervista:

Elena Hysa: Po të gjithë, mua më ka qëlluar me thikë sa ka hyrë brenda në faqe

Anila Ahmataj: Të tha ndonjë gjë ndërkohë që të qëlloi?

Elena Hysa: Tha do ju vras të gjithëve dhe ka ikur atë moment

Anila Ahmataj: Ndërkohë ai nuk ka kursyer as djalin?

Anila Ahmataj: Po goca e motrës, ku ishte ato momente si shpëtoi?

Elena Hysa: Unë e kam kap e kam çuar nga dhoma tjetër të dy

Anila Ahmataj: çfarë ndodhi, u largua?

Elena Hysa: Po iku, pa gjithë skenën dhe ka ik shumë shpejt.

Anila Ahmataj: Mardhënien me motrat e tij si e ke pasur? Me Hasijen? Të ka përkrahur ke biseduar me te?

Elena Hysa: Shumë të mirë, kam fol po

Anila Ahmataj: Hasija ka fol dhe ka treguar se edhe jeni takuar dhe i ke shprehur se doje te pajtoheshe

Anila Ahmataj: Ky pretendon se kësaj Marjanës i kishte dhënë lekë borxh, ose i kishte dhënë një shumë të caktuar parash. Ke dëgjuar ndonjëherë në marrëdhënien tuaj?

Elena Hysa: Po e kam dëgjuar, sa e vërtetë është nuk e di.

Anila Ahmataj: Të thënë nga goja e Danit?

Anila Ahmataj: Po për çfarë ja kishte marrë, po ju si keni reaguar asaj kohe? Pse kjo femër në jetën tënde kur ai ishte me ty?

Anila Ahmataj: Që do të thotë?

Elena Hysa: Do të thotë që s’don t’ja di për askënd

Anila Ahmataj: Po në marrëdhënien seksuale, a të ka dhunuar, ishte i dhunshëm?

Elena Hysa: Edhe më ka qëlluar nga një herë, por janë shumë të dhunshëm si fis….

Si ndodhi masakra më 1 mars?

Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku, e cila është shtatzënë, si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje. Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orësh kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kishte paguar disa herë për të eliminuar Etlevën, por..."

Dan Hutra i vrau motrën, flet nga qelia Vladimir Kurti

Prokuroria ngre akuza për 3 vrasje dhe tre plagosje

Dan Hutra del sot në Gjykatë