MENU
klinika

Ja sa ish-zyrtarë të lartë janë hetuar në dy vite

Nga Gjendja Civile tek gjobat e regjistri i pronave, zbulohen institucionet ku SPAK ka akses për të verifikuar të dyshuarit

16.03.2023 - 15:11

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani në raportin e tij në KLP ka bërë një analizë të punës së këtij institucioni. Ai u shpreh se gjatë hetimeve, përvec përgjimeve telefonike po aplikohen të gjitha mjetet e posaçme të hetimit përfshi dhe agjentët e infiltruar.

Sipas Dumanit, është rritur gama e databazave shtetërore ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë. Dumani renditi të gjitha institucionet ku SPAK ka akses të drejtpërdrejtë siç janë:

Gendja Civie, Kadastra, drejtoria e Burgjeve, regjistri i llogarive bankare, DPSHTR,
regjistri noterial shqiptar, regjistri i pronave përfituese, sistemet e policisë së Shtetit, gjobat, raporte e statistike, Teams.

“Pasja akses e drejtpërdrejt e SPAK në këto databaza jep mundësine për kryerje verifikimesh e hetimesh në mënyrë aktive dhe sa më shpejt duke evituar dhe rrjedhjen e informacionit”, theksoi kreu i SPAK.

Sa i takon çështjeve të korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, Dumani tha se me kërkesë të SPAK, “GJKKO gjatë vitit 2022 ka dhënë 4 vendime dënimi me 4 të dënuar për ish zyrtarë të nivelit të lartë”.

“Në perdiudhën 2020-2022 në total janë hetuar gjithsej 24 procedime me 25 persona në hetim ndaj ish zyrtarë të nivelit të lartë. Ndër këto janë dërguar në gjykatë 8 të pandehur ish gjyqtarë.

3 procedime penale me 3 të pandehur prokurorë
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur ish zv ministër
1 procedim penal me 2 të pandehur ish deputetë
1 procedim penal me 1 të pandehur anëtar i KPK
4 procedime me 4 të pandehur ish kryetarë bashkie”, tha Dumani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I akuzuar për korrupsion dhe abuzime me tendera publikë

Arrestohet me urdhër të SPAK kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla

"Të kishte ikur që në atë kohë, sot nuk do përfundonte në burg"

Arrestimi i kryebashkiakut socialist, Artan Hoxha: I dola borxhit