MENU
klinika

Porositë për demokratët përpara zgjedhjeve

“Nuk presim që të vijë FBI-ja të arrestojë Ramën”/ Berisha: Mision të përmbysim monizmin!

17.03.2023 - 20:09

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot pasdite mbledhje me shtabin elektoral të Vlorës ku dha dhe porositë për demokratët dy muaj përpara zgjedhjeve të 14 majit. Berisha u shpreh i bindur në fitoren e demokratëve në bashkinë e VLorës, ku do të kandidojë Hysni Sharrën.

Berisha tha se misioni i PD-së është për të përmbysur këtë monizëm, teksa shtoi se askush nuk mund të presë FBI-në që të vijë të arrestojë Ramën.

Berisha: Sot e kemi mision përmbysjen e këtij monizmi. Strukturat e partisë sot, kanë detyrë të jashtëzakonshme. Këto dy muaj duhet të jenë muaj të përkushtimit maksimal për fitoren. Nuk duhet të lëmë asnjë vlonjat për të kontaktuar me të, në qytet dhe fshat. Ne nuk stisim gjërat, i kemi të vërtetat. Ne duhet të besojmë në fibrën atdhetare, mos u udhëhiqni nga ajo që njerëzit nuk e çajnë shumë kokën. Ne duhet të ulemi dhe t’u themi se nuk ka interes më të madh se interesi i shoqërisë.

Ne gjejmë gjuhë të përbashkët në këtë mënyrë. Edhe me të tjerë që nuk na kanë votuar edhe me ata që na kritikojnë. Monizmin e deshi Edi Rama, por edhe ne e ndihmuam. Nuk mund ta mohojmë. Gabimet tona i njohim. Nuk themi se s’kemi bërë gabime. Prandaj ne vendosëm që në statut të mos ketë bojkot zgjedhjesh. Po bëhet gjithçka që të na lënë jashtë zgjedhjeve. Ky rezultat është i një rëndësie të jashtëzakonshme. Nuk jemi në betejë të lehtë. Jemi në betejë të vështirë. Një njeri, i cili se nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë.

Tha pardje që e kanë bërë kokë turku, por ai e ka bërë veten kokë turku. Shkoi korruptoi ish-agjentin e FBI-së. Ne nuk presim që të vijnë ta arrestojnë marinsat amerikanë apo FBI-ja. Duhet të jetë vendimi ynë përmes votës që ta largojnë. Strukturat e PD-së, në mënyrën më të vendosur, më të përkushtuar, duhet të jenë në këto dy muaj në këmbë më shumë se kurrë. Kandidatin e kemi të shkëlqyer. Jo vetëm në Vlorë, por kudo. I kanë zgjedhur vetë anëtarët.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Asgjë nuk e ndal opozitën për të regjistruar kandidatët për 14 majin"

“Rama na provokon…”/ Meta: Vula e PD është vetë Berisha