MENU
klinika

Protestuesit i vënë flakën manekinëve të Ramës dhe McGonigal

Protesta kombëtare e opozitës para Kryeministrisë, mbyllen fjalimet

03.03.2023 - 14:50

Për rreth 1 orë e gjysmë, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ u mbajtën fjalime kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij, në protestën kombëtare të organizuar nga opozita.

Padyshim që momentet më pikate të kësaj proteste ishte fjalimi i kryetarit të PD-së, Sali Berisha dhe atij të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Ndërkohë, disa protestues teksa vijojnë të qëndrojnë në Bulevard, i kanë vendosur flakën dy manekinëve të veshur si të burgosur, me foto të kryeministrit Rama dhe atë të McGonigal.

PROTESTA
Kryedemorkati, Sali Berisha, simpatizantë të partive opozitare, qytetarë të thjesht nisën marshimin e tyre për t’ju bashkuar protestës kombëtare në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Me sloganin “Shqipërisë i dalim Zot”, opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar ka nisur aksionin e saj pak pas orës 12:00. Berisha, bashkë me deputetë demokratë doli nga zyra e tij rreth orës 12:25, ndërsa iu bashkuan protestuesve në bulevard ku u vendos dhe himni kombëtar.

Protesta në fjalë vjen në një kohë kur politika në vend është përfshira në debate dhe përplasje të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Çështja “McGonigal” ashpërsoi më shumë tonet mes palëve. Duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion dhe mungesë transparencë, opozita ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor, kërkesë kjo që nuk është kundërshtuar dhe e konsideruar si absurde nga Rama.

Po ashtu këtë të premte pritet të jepet edhe vendimi për vulën e partisë opozitare më të madhe në vend, PD-së.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar se protesta nuk ka aspak lidhje me këtë çështje, por mbahet kundër rritjes së çmimeve, mungesës e transparencës nga qeveria, korrupsionit që ka përfshirë vendin, çështjen McGonigal.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit ka bllokuar disa rrugë, që prej orës 10:00, deri në përfundim të tubimit.

Rrugët ku është bllokuar qarkullimi janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Rama i tmerruar, kërkon të marrë vulën e PD-së"

Meta i prerë nga bulevardi: Do e rrëzojmë me protesta dhe zgjedhje

“Do t’i shkurtojmë ditët e qeverisjes Ramës”

Berisha mesazh mes shiut nga protesta

Sot vendimi për vulë/ “Mendon se do e lërë PD jashtë zgjedhjeve”

Berisha ia thotë prerë Ramës: Do të përjashtojmë nga Shqipëria