MENU
klinika

Ja çfarë thotë kryeministri

Pse po heziton Begaj? Edi Rama pyetet për kreun e SHISH

29.03.2023 - 13:54

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë sot, kryeministri Edi Rama është pyetur mes të tjerave se përse po heziton presidenti Bajram Begaj në dekretimin e Vlora Hysenit në krye të SHISH.

Rama iu shmang pyetjes, duke thënë se ishte aty sot vetëm për të folur për rritjen e pagave dhe të ekonomisë së vendit, ndërsa të tjerat i ka cilësuar si “thasheme katuni”.

Pyetje: A keni informacion pse Begaj po heziton të dekretojë emrin që ju i keni propozuar në krye të SHISH, duke referuar dhe një takimi të fundit me Albin Kurti, a keni marrë informacion pse është shkarkuar nga detyra?

Rama: Nga unë do të dëgjoni, mësohuni të dëgjoni vetëm pagat, pagat, ekonomia, ekonomia, mirëqënia e njerëzve dhe transformimi i përgjithshëm dhe modernizimi i vendit tonë. Kurse këto pastaj thashethemet e katunit tonë politik dhe mediatik i kemi bërë bashkë për shumë vite nuk kam as energji, as nevojë dhe as kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Gruaja që drejtoi shërbimin sekret në Kosovë

Profili i kreut të ri të SHISH: Kush është Vlora Hyseni