MENU
klinika

"Ku është burrëria kur ti vret një grua?"

Qytetari proteston i vetëm në qendër të Fierit

02.03.2023 - 13:37

Vrasja e trefishtë e grave ditën e djeshme në Tiranë që tronditi mbarë opinionin publik sjellë dhe reagimin dhe indinjatën e 46- vjecarit, Edmond Hoxha në Fier. I vetëm dhe me një pankartë në dorë , babai i një djali 20-vjeçar ka dalë në qendër të Fierit në forme proteste për këtë krim makabër.

“Ku është burrëria kur ti vret një vajzë, motër , nënë”, shkruhet në pankartë ndërsa me lot në sy Edmondi tregon se vrasjet e grave janë jo vetëm dështim i shoqërisë , por edhe i një sërë mekanizmave që nuk kanë funksionuar në shtet.

Nuk është hera e parë që 46- vjecari Hoxha proteston i vetëm për kauza të ndjeshme teksa për ngjarjen në fjale shpreh keqardhjen që nuk i janë bashkuar dhe qytetarë të tjerë e vecanërisht gratë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pas ekzekutimit të motrës dhe kunatës së ish-bashkëjetueses

Dan Hutra dyshohet të jetë autor edhe i vrasjes së 31-vjeçares në Kamzë

"Kishte paguar disa herë për të eliminuar Etlevën, por..."

Dan Hutra i vrau motrën, flet nga qelia Vladimir Kurti

Doli nga burgu dy javë më parë

Si u kap ‘serial killeri’ në Tiranë