MENU
klinika

“S’ka përkufizim tjetër!”

Rama e quajti Kodin Zgjedhor ‘kinezëri’/ Celibashi i prerë: Çfarë është e përcaktuar në ligj, duhet zbatuar!

30.03.2023 - 12:06

Pasi kryeministri Edi Rama e përkufizoi ‘kinezëri’ Kodin Zgjedhor, vjen reagimi nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Ky i fundit në një komunikim me gazetarët u shpreh i prerë teksa u pyet për një koment për deklaratat e Ramës ku justifikohej për rritjen e pagave për disa kategori në prag fushate. Celibashi tha se çfarë është e përcaktuar në ligj, duhet të respektohet.

“As deklaratat e kryeministrit dhe vlerësimet e tij mbi kodin zgjedhor apo të të tjerëve s’kam arsye për t’i komentuar. Nëse një gjë është e parashikuar në ligj, do të duhet të respektohet dhe zbatohet ligji. Nëse është ligj, është ligj! S’di të jap përkufizim tjetër. Secili prej nesh ka opinione të ndryshme për ligjet, ndaj dhe legjislacioni ndryshon. Një rregullim që është pjesë e ligjit, duhet zbatuar!”, tha Celibashi.