MENU
klinika

"Kësti i parë do shpërndahet në prill"

Rama në Elbasan: Nuk e harrojmë premtimin për pensionistët

14.03.2023 - 12:24

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat nga Elbasan dhe ka uruar Ditën e Verës. Rama është shprehur se kjo ditë shënon një rikthim në stinët që sjellin më shumë optimizëm.

“Kemi një proces që me rritjen e pagës minimale duhet të rrisim edhe pagat e tjera. E kemi nisur si vrima e fundit e kavallit në rajon, sot shkojmë në një pozicion edhe më të mirë në rajon. Dua të uroj pensionistët, jo vetëm që nuk e kemi harruar premtimin për t’iu shpërndarë një tjetër mbështetje por sic e kemi thënë, taksa mblidhet, kësti i parë në prill e menjëherë do shikojmë sesi kryesorja në administrimin e të ardhurave, do jetë për pensionistët. Urime dhe gëzuar paçi një stinë me diell dhe dritë.”, tha Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nis shpërndarja e bonusit nga “Pakoja e Madhe”

Rama jep lajmin e mirë: Do të japim një tjetër bonus për pensionistët

Rama: Do të shpërndahet në fillim të dhjetorit

Sa do jetë bonusi i fundvitit që do përfitojnë pensionistët