MENU
klinika

Këtë vit sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti

Rama uron 8 Marsin me risinë për nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë

08.03.2023 - 10:55

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh për të gjitha gratë sot më 8 mars. Në Ditën e Gruas Rama ka dhënë lajmin e mirë për nënat e papuna me tre e më shumë fëmijë, duke thënë se këtë vit sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar.

“MIRËMËNGJES

Gëzuar “8 Marsin” me risinë që këtë vit e në vijim nënave të papuna me tre e më shumë fëmijë, sigurimet shoqërore e shëndetësore u paguhen nga shteti pas Këshillimit Kombëtar, ku shumica dhanë pëlqimin e tyre për këtë risi”, shkruan Rama.