MENU
klinika

"Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme"

Sara zbulon detaje nga fillimet e lidhjes me reperin!

06.03.2023 - 13:04

Çfarëdo që të bëjë Sara Hoxha, duket se për publikun shqiptar ajo do të njihet gjithmonë më shumë si partnerja e Ledri Vulës.

Blogerja së fundmi ka realizuar një intervistë me vjehrrën e saj, Xheraldinën. Për emisionin “N’majë të gjuhës” ajo zbuloi një detaj nga fillimet e lidhjes me Ledrin kur mediat filluan të shkruanin për të.

Sara u pyet mbi ndjesitë e para kur emri i saj u lakua në media, duke ndarë një episod aspak të mirë.

Fituesja e “Dancing With The Stars” u shpreh se nuk e ka përjetuar mirë sepse u përball me shkrime aspak pozitive.

“Nuk e përjetova mirë se nuk shkruajtën shumë bukur. Fjalia e parë ishte: Ledri Vula nis një lidhje me një vajzë të kolme. Kishin gjetur foto të vjetra te miat dhe nuk ishte shume bukur”, u shpreh Sara.

Më herët Sara Hoxha ka rrëfyer për publikun si e priti familja e Ledri Vulës, kur u bë pjesë e saj.

“Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ata janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje”-përfundoi Sara Hoxha.

Kujtojmë që ndonëse nuk janë të martuar, Ledri dhe Sara kanë një vajzë Poin tashmë dy vjeçe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mamaja e Ledrit tregon për herë të parë takimin me Sarën

“Unë nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si…”