MENU
klinika

"Kur shkova t’i pres kokën, më goditi me xham"

Sherri i Dan Hutrës me Vladimir Kurtin për Marjanën

06.03.2023 - 12:41

Konflikti i Dan Hutrës me të dënuarin me burgim të përjetshëm, Vladimir Kurti, ka nisur për shkak të Marjana Gurakuqit, sipas 40-vjeçarit.

Serial-killeri dhe Marjana, të cilën e plagosi me thikë në Astir ditën e masakrës (1 mars), kanë patur marrëdhënie intime.

Ai ka rrëfyer për hetuesit se kur ka dalë nga burgu në vitin 2021, i kishte dhënë asaj një shumë prej 80 mijë euro për t’i ruajtur, por pas disa kohësh Marjana e ka njoftuar se paratë ia kishte gjetur bashkëshorti i saj dhe i ka kthyer vetëm 2.3 milion lekë të reja.

Sipas dëshmisë së Dan Hutrës, në dosjen hetimore të siguruar nga Panorama TV, ai ka pretenduar se 40-vjeçarja ka folur në telefon me Vladimir Kurtin dhe i ka kërkuar që ta helmojë nëpërmjet ushqimit në burg. Në atë kohë, Dan Hutra dhe Vladimir Kurti kanë qenë shokë qelie.

Ai pretendon se ka dëgjuar Marianën dhe Vladimir Kurtin duke folur në telefon nga kabina e burgut, duke nisur kështu konflikti mes tyre. Sherret në burg mes tyre kanë qenë të herë pas hershme dhe iu është ndryshuar edhe qelia.

Madje, Dan Hutra ka rrëfyer se ka bërë disa herë përpjekje për ta goditur Vladimir Kurtin në burg, por nuk ia ka arritur qëllimit dhe i ka thënë ish-shokut të qelisë se kur të lirohej “do i bënte kurban një kokë”. Dhe pas daljes nga qelia, Dan Kurti i ekzekutoi në oborrin e banesës të motrën, Vladimir Kurtit.

Ndërsa Marjana Gurakuqit, ai ka rrëfyer se ka dashur t’i presë kokën me biçak.

Ai ka deklaruar se nëse do e vriste me armë zjarri do tërhiqte vëmendje dhe nuk do realizonte planin e tij deri në fund. Por kur Dan Hutra shkuar në dyqanin e saj dhe ka nxjerrë biçakun, Marjana Gurakuqi është vetëmbrojtur duke e goditur me xham në dorën e djathtë.

Në momentin që ai e ka goditur me biçak 40-vjeçaren, është futur një person brenda dhe Dan Hutra është larguar, duke lënë ai biçakun dhe syzet që i ranë gjatë përleshjes me Marjana Gurakuqin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Prokuroria ngre akuza për 3 vrasje dhe tre plagosje

Dan Hutra del sot në Gjykatë