MENU
klinika

Kriza në tregjet financiare globale

Shitet banka Silicon Valley

27.03.2023 - 19:14

“First Citizens BancShares Inc” ka njoftuar se do të blejë depozitat dhe kreditë e Silicon Valley, bankës amerikane që falimentoi në fillim të këtij muaji, duke mbyllur në këtë mënyrë një kapitull në krizën që ka përfshirë tregjet financiare globale, shkruan CNN.

Në një njoftim zyrtar thuhet se kompania e kombinuar do të ishte elastike me një portofol të larmishëm kredie dhe bazë depozitash. Konkretisht sipas marrëveshjes, njësia First–Citizens Bank & Trust Company do të marrë përsipër asetet e Silicon Valley prej 110 miliardë dollarësh, depozita prej 56 miliardë dollarësh dhe kredi prej 72 miliardë dollarësh.

“Qasja e kujdesshme e menaxhimit të rrezikut do të vazhdojë të mbrojë klientët dhe aksionarët gjatë të gjitha cikleve ekonomike dhe kushteve të tregut”, thuhet në deklaratë. Analistët thanë se masa ishte pozitive për stabilitetin financiar dhe industrinë e kapitalit sipërmarrës, por vetëm deri në një pikë.

Megjithatë frika për një krizë ekonomike vazhdon të jetë e shqetësuese. Shtetet e Bashkuara më shumë mundësi mund të hyjnë në një recesion këtë vit dhe të përballen me inflacion të lartë deri në vitin 2024.

Më shumë se dy të tretat e të anketuarve në Anketën e Politikave të Shoqatës Kombëtare për Ekonominë e Biznesit po ashtu njoftuan se inflacioni mbetet mbi 4 % në fund të këtij viti.

Në raport janë përmbledhur përgjigjet e 217 anëtarëve të këtij Asociacioni në anketë, e cila është kryer mes 2-19 marsit, ka thënë organizata përmes një deklarate.

Rezervat Federale të Shteteve të Bashkuara e kanë rritur normën e interesit në 4.75 për qind, me qëllim të luftimit të inflacionit, i cili vitin e kaluar ka arritur në nivelet më të larta në dekada

Lufta e Rusisë në Ukrainë dhe pasojat e pandemisë së korona virusit, besohet se janë shkaktaret kyçe të inflacionit që ka prekur ekonomitë e pothuajse gjithë botës.