MENU
klinika

“Jam rikthyer”

Trump shkruan në Facebook për herë të parë që nga viti 2021

18.03.2023 - 13:54

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka postuar në Facebook për herë të parë që nga 6 janari i vitit 2021, ditë në të cilën demonstruesit sulmuan ndërtesën e Capitolit.

“U RIKTHEVA!”, shkroi Trump në postimin e tij, i cili përfshinte një video të shkurtër nga nata kur u zgjodh president, gjatë së cilës ai tha: “Më falni që ju mbaj në pritje. Punë e komplikuar. E komplikuar”.

Rikthimi i Trumpit në Facebook e kthen qasjen në një mjet të rëndësishëm për mbledhjen e fondeve në fillim të garës presidenciale të vitit 2024, teksa disa rivalë potencial rreshtohen për të sfiduar Trumpin në përpjekjen e tij për t’u bërë kandidati i GOP për zgjedhjet e treta me radhë, dhe si gjithashtu disa donatorë të pasur tregojnë një dëshirë për të mbështetur një alternativë tjetër, raporton CNN,

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Askush nuk do ta ndalojë atë të thojë gënjeshtra"

“Shënjestra” e radhës e Trump: Twitter-i