Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden e ka mirëpritur lëshimin e një urdhër-arresti nga Gjykata Ndërkombëtare Penale kundër homologut të tij rus, Vladimir Putin.
Gjykata akuzoi Presidentin Putin për kryerjen e krimeve të luftës në Ukrainë – diçka që Presidenti Biden tha se lideri rus e kishte bërë.
“Ai ka kryer qartazi krime lufte,” u tha Biden gazetarëve.
Administrata e tij kishte ” përcaktuar zyrtarisht” më parë se Rusia kishte kryer krime lufte gjatë luftës në Ukrainë, me nënpresidenten Kamala Harris duke thënë në shkurt se të përfshirët “do të mbanin përgjegjësi”.
Kombet e Bashkuara publikuan gjithashtu një raport në fillim të kësaj jave që zbuloi se largimi i detyruar i fëmijëve ukrainas në zonat nën kontrollin e Moskës përbënte një krim lufte.
Pretendimet e gjykatës fokusohen në deportimin e paligjshëm të fëmijëve nga Ukraina në Rusi që nga pushtimi i Ukraines nga Moska në 2022.
Ka shumë pak gjasa që do të ketë veprime konkrete, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) nuk ka kompetenca për të arrestuar të dyshuar pa bashkëpunimin e qeverisë së një vendi.
Presidenti Biden tha se, ndërsa gjykata gjithashtu nuk kishte asnjë ndikim në SHBA, lëshimi i urdhrit “e bën një pikë shumë të fortë” marrjen e këtij vendimi.
Rusia nuk është një vend anëtar i ICC-së, që do të thotë se gjykata, e vendosur në Hagë, nuk ka autoritet atje.
Megjithatë, kjo mund të ndikojë Putin në mënyra të tjera, siç është pamundësia për të udhëtuar ndërkombëtarisht. Presidenti rus mund të arrestohet nëse shkel në ndonjë nga 123 shtetet anëtare të gjykatës.
Putin është Presidenti i tretë që i është lëshuar një urdhër-arresti nga ICC.