MENU
klinika

"Nuk ka optimizëm tek e djathta"

Zgjedhjet e 14 majit, Preç Zogaj: ‘Lufta’ bëhet për vendin e dytë dhe të tretë

24.03.2023 - 12:53

Analisti Preç Zogaj thotë se zgjedhjet lokale të 14 majit do zgjidhin vetëm një enigmë, se cila nga grupimet e Partisë Demokratike do të dalë në vend të dytë e të tretë.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zogaj u shpreh se nuk ka optimizëm te e djatha te këto zgjedhje, pasi Partia Demokratike mbetet e përçarë.

“Duket se zgjedhjet vendore të 14 majit, thellësisht ka vetëm një enigmë për të zgjidhur, atë që lidhet me kompozimin e palëve në spektrin e së djathës, në spektrin opozitar. Kjo është e trishtueshme për mendimin tim.

Duke qenë këto zgjedhje bashkiake për pushtetin vendor, duke qenë në lojë 61 bashki, mund të ketë ndonjë bashki opozita, por në bilancin e përgjithshëm që lidhet me kush fiton më shumë, qoftë me numër bashkish, qoftë edhe me propocional. Në këtë aspekt nuk ka vend përshumë optimizëm”, theksoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Arrestimet për dosjen 339, pse vetëm SPAK duhet të hetojë krimet zgjedhore?"

Analiza/ Preç Zogaj: “Peshq” të barabartë pavarësisht nga madhësia