Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar shkoi sot në selinë e Partisë së Lirisë, ku u takua me Ilir Metën.
Teksa qëndroi në zyrën e Metës për gati 45 minuta, Escobar pasi doli nga selia e Partisë së Lirisë, përshëndeti politikanin opozitar, duke konfirmuar kështu një tjetër takim. “Shihemi së shpejti!”, i tha Escobar Metës. ndërkohë që ky i fundit tha në një komunikim për gazetarët se detajet e takimit do i bëjë të ditura përmes një deklarate.
Pjesë nga biseda:
Ilir Meta: Ju falenderojmë për vëmendjen, do të kemi një komunikatë zyrtare nga ana e Partisë së Lirisë.
Pyetje: E kuptojmë zoti Meta, Escobar kur iku tha ‘shihemi shumë hshpejt’, do të ikni në Amerikë apo çfarë?
Ilir Meta: Ju pres të gjithëve në stadium, përsa i përket takimit, do të dalë një komunikatë zyrtare.