“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A ka një model hunde perfekte?
Mjeku: Model ideal është ai që i shkon fytyrës përkatëse. Ka disa parime që duhet të zbatohen, ndoshta s’ia vlen të hyjmë në detaje, të përcaktuara që në kohën e Da Vinçit. Fytyra ndahet në 3 kuadrate: gjerësia e ballit duhet të jetë e barabartë me gjatësinë e hundës dhe e barabarët me gjatësinë nga hunda deri te mjekra. Ka plot dhe parime të tjera.
E rëndësishme është që një hundë t’i shkojë një fytyre të caktuar. Nuk mund të bësh një hundë perfekte dhe ta vendosësh në një fytyrë çfarëdo. Do dukej diçka false.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.