MENU
klinika

Flasin qytetarët rus

A po ndikojnë sanksionet mbi popullin e Rusisë?

18.04.2023 - 12:42

BE-ja dhe Perëndimi kanë vendosur sanksione të paprecedentë kundër Rusisë në përgjigje të pushtimit të tyre në Ukrainë. Sanksionet përfshijnë masa kufizuese të synuara ndaj individëve dhe masa më të gjera ekonomike – duke përfshirë ndalimin e importeve të naftës ruse të sjellë nga deti dhe masat e vizave.

Sanksionet janë të mëdha, por çfarë ndikimi kanë ato në ekonominë e Rusisë?

Në një intervistë në Wall Street Journal, një banor i Moskës tha se nuk ndjente se mënyra e jetesës kishte ndryshuar shumë në vendin e tij, por ajo që po zbërthehej ishte “efekti i ndërlikuar”që kishte vështirësuar dhe shtrenjtuar jetën për Rusët.

Duke përshkruar ndryshimet që kishte parë në vendin e tij vitin e kaluar, ai vazhdoi të thoshte se shumica e njerëzve nuk e kishin ndjerë se sanksionet kishin ndikuar në jetën e tyre dhe arsyeja për këtë ishte se shumica e tyre synonin bizneset.Megjithatë, sanksionet financiare kanë ende një ndikim mjaft të madh në banka, çmimin e mallrave dhe udhëtime.

Qytetari Rus tha se nëse doni të shkoni në pushime ose të transferoni para te disa të afërm, ju duhet të gjeni mënyra përmes kriptomonedhës, një detyrë mjaft e madhe dhe që kërkon shumë kohë.Ai gjithashtu tha se ishte me të vërtetë e vështirë për të gjetur rroba të mira në Rusi dhe udhëtimi ishte shumë më i vështirë.

Kremlini ka ndikim më të madh se sanksionet.Megjithatë, ai tha se efekti më i madh në jetën e përditshme të rusëve nuk vjen nga sanksionet, por nga ajo që po bënte Kremlini.

Ai tha gjithashtu se qytetarët duhet të “peshojnë fjalët e tyre” sepse ka shumë raste kur njerëzit shkojnë në burg.

“Ju duhet të mendoni përpara se të bëni diçka, si përpara se të shprehni mendjen tuaj”, përmbylli qytetari Rus.