MENU
klinika

Gjirokastër

Aktivitet kulturor kushtuar Andon Zako Çajupit

27.04.2023 - 16:48

DRTK Gjirokastër realizoi sot aktivitetin kulturor kushtuar jetës dhe penës së shquar të shkrimtarit “Andon Zako Cajupi”.

Të duash librin dhe të jesh miku i tij nuk mjafton një ditë apo një muaj, por çdo sekondë e orës dhe ditës duhet të na lidhë më të.

Më këtë moto, nxënësit e shkollës së Mesme të Bashkuar “Bilal Golemi”, në Urën e Kardhiqit, zhvilluan një aktivitet ku treguan rreth jetës dhe veprës të Çajupit.

I pranishëm ishte edhe drejtori i DRTK Gjirokastër, Ardis Duka.

Nxënës interpretuan poezi të ndryshme dhe inskenuan pjesë të veprës “14 vjeç dhëndër”. Gjatë shfaqjes fëmijët mbanin veshur kostume kombëtare.

Në fjalën e tij drejtori i Drtk Gjirokastër, Ardis Duka shprehu vlerësimin e tij për nxënësit e kësaj shkolle dhe përkushtimin e tyre për librin në këtë kohë të dixhitalizimit të informacionit, si dhe falënderoi drejtuesen e shkollës, Etleva Kondin dhe stafin pedadogjik. Duka u shprehu atyre mbështetje për vazhdimësinë.